​Gruaja e Icardit shpërthen në lot hidhërimi pas eliminimit të Interit

PUBLIKUAR

Dhimbja e Interit pas eliminimit të Ligës së Kampionëve u reflektua në sytë e bashkëshortes së kapitenit të zikaltrit, Mauro Icardit, e cila shpërtheu në lot hidhërimi sapo përfundoi ndeshja e mbrëmshme.

Interi u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi që nuk arriti ta mposhtë PSV-në në shtëpi, përderisa Tottenhami arriti ta sigurojë një barazim në ndeshjen kundër Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Icardi e kishte shënuar golin e barazimit në këtë ndeshje, mirëpo ky gol nuk mjaftoi që Interi të kualifikohej në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi që skuadra italiane duhej të siguronte një rezultat më të mirë se rivalët, Tottenhami.

Wanda është mjaft e lidhur me futbollin në Itali, pasi që para Icardit, ajo ishte e martuar me Maxi Lopezin, ish-lojtarin e Sampdorias, Milanit, Catanias dhe Napolit. Tani, ajo punon edhe si agjente e sulmuesit të Interitd dhe bashkëshortit të saj, Icardit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...