​Griezmann tregon përfundimisht të ardhmen (Foto)

PUBLIKUAR

Antonie Griezamnn ka thënë se e ardhmja e tij është në duart e presidentit të Atletico


Madridit, Enrique Cerezo

Që një kohë të gjatë, Antonie Griezmann është synimi kryesor i skuadrave të mëdha evropiane si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe PSG.

Por, vet lojtari përfundimisht ka folur rreth të ardhmes, ku insiston se nuk është në duart e tij, por të presidentit Enrique Cerezo.

“Jam shumë mirë në skuadrën time. Agjenti im është duke biseduar me Atleticon, kështu që do të shohim çfarë do të ndodh”, tha Griezmann për Minuto 0.

“Do ta marr vendimin gjatë kësaj vere. Ashtu siç e thash, unë jam i lumtur në Atletico. Kam biseduar me trajnerin, Koken dhe Godinin. Fati im është në duart e presidentit. Të shohim çfarë do të ndodh gjatë kësaj vere”.

Ky është një lajm i keq për skuadrat e interesuara për francezin, pasi presidenti Cerezo shumë herë ka thënë se nuk dëshiron ta shes Griezmann, pasi është fundamental për skuadrën e Diego Simeones. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...