​Griezmann: Meritoj të jem në top treshen për Topin e Artë

PUBLIKUAR

Ylli francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, beson se ai ka qenë një nga tre lojtarët më të mirë në botë gjatë vitit 2018, dhe për këtë arsye mendon se ai e meriton të jetë një nga tre lojtarët e emëruar për ta fituar çmimin “Topi i artë”.

Pasi ishte emëruar në treshen më të mirë për këtë çmim në vitin 2016, 27-vjeçari beson se ai e meriton që të paktën të ketë të njëjtën arritje, nëse jo të ngritët në pozitë. Atë vit ai përfundoi në pozitën e tretë, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi i Atletico Madridit pati një verë mjaft të suksesshme. Ai ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në rrugëtimin e Kombëtares së Francë drejt triumfit në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Griezmann ishte votuar si lojtari i tretë më i mirë në këtë turne, pas Luka Modricit dhe Eden Hazardit.

Dhe tani, ai beson se e meriton të shpërblehet për suksesin e tij gjatë sezonit të kaluar, gjatë të cilit ai shënoi 23 gola në 33 paraqitje për Atletico Madridin, duke i ndihmuar atyre të fitojnë titullin e Evropa Ligës dhe Superkupës së Evropës.

‘E meritoj të jem në top treshen. Në vitin 2016, unë i humba dy finale, ndërsa këtë vit unë i fitova tri tituj, kështu që normalisht…”, ka thënë Griezmann.

Gjithashtu, Griezmanni e ka pranuar se ai është habitur që as ai dhe asnjë nga bashkëlojtarët e tij francez nuk është nominuar për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë. Në këtë listë janë emëruar Luka Modrici, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

“Është e çuditshme. Kjo është një trofe që jepet nga FIFA, apo jo? Ne e fituam titullin e Kupës së Botës në Rusi dhe nuk ka asnjë francez në këtë listë. Kjo është zgjedhja e tyre, por është e çuditshme”.

Madje, Griezmanni bërë shaka edhe bashkëlojtarin e tij në Francë, Kylian Mbappe, i cili nuk e zgjodhi yllin e Atleticos si një ndër favoritët e tij për të fituar çmimin “Topi i Artë”, pas turneut të Kupës së Botës.

“Ndoshta ka harruar!? Duhet ta pyesni përsëri. Ose ndoshta edhe nuk i pëlqen futbolli im? Të gjithë kanë mendimet e tyre”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...