​Griezmann injoron Messin e Ronaldon: De Jongu, lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka thënë se Frenkie de Jongu është lojtari më i mirë kundër të cilit ka luajtur, duke i harruar kështu dy nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Gjatë Ligës së Kombeve të UEFA-s, Griezmann dhe De Jongu u përballen në ndeshjen mes Francës dhe Holandës, në fazën e grupeve, transmeton Gazeta Express.

Këto dy ndeshje kundër Holandës i mbetën në mendje Griezmannit dhe ai thotë se De Jongu, i cili do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, është lojtari më i mirë kundër të cilit ka luajtur në karrierën e tij.

“Lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur? Do të them De Jongu i Ajaxit sepse unë tentoja t’i bëja presion atij dhe nuk u tregova asnjëherë i suksesshëm”, ka thënë Griezmann për “Oh My Goal”.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohëve? Epo, varet nga epoka. Por, unë duhet të them Messi ose Cristiano. Unë nuk e kam parë kurrë Pelen ose Maradonën duke luajtur. Është një pyetje e vështirë. Të gjithë e kanë stilin e tyre”.

“Pastaj është edhe Zidane. Zidane e ka fituar titullin e Kupës së Botës, gjë të cilën nuk e kanë bërë kurrë Messi apo Ronaldo”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...