​Gomez i gatshëm të transferohet në Liverpool

PUBLIKUAR

Liverpool është në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar brazilianin, Philippe Coutinho që kaloi në Barcelonë për 160 milionë euro

Sulmuesi argjentinas i Atalantas, Alejandro Gomez është i gatshëm që t’i bashkohet Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Tuttosport.

Liverpool është në kërkim të një lojtari, i cili do të mund të zëvendësonte Philippe Coutinhon.

Edhe argjentinasi është i gatshëm të largohet nga Atalanta, ku beson se Liverpool do të ishte një mundësi e mirë për të luajtur në një kampionat të madh si Premierliga.

Gomez për shkak të paraqitjeve të tij të mira skuadrën italiane është ftuar edhe nga Kombëtarja e Argjentinës deh pritet të jetë pjesë e saj në Kupën e Botës. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...