​Gjykata merr vendim pas kërkesës për eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që ta lejojë Barcelonën të garojë në Kupën e Mbretit, përkundër kërkesës që e kishte parashtruar Levante. Drejtuesit e Levantes pretendonin se katalonasit duhet të eliminohen për shkak të parregullsisë në rastin e Chumit.

Levante fillimisht ia kishte parashtruar këtë kërkesë Federatës së Futbollit të Spanjës, mirëpo këta të fundit e refuzuan këtë kërkesë pasi që deklaruan se kishte kaluar afati kohor për t’u ankuar, transmeton Gazeta Express.

Levante pretendonte se katalonasit duhet të eliminohen pasi që pjesë e skuadrës në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kishte qenë edhe Chumi, i cili nuk ishte i lejuar të luante. Chumi ishte ndëshkuar me kartonin e pestë të verdhë për këtë sezon me ekipin B të Barcelonës dhe për këtë arsye ai nuk kishte të drejtë të luante.

Katalonasit e kishin humbur atë ndeshje, të zhvilluar më 10 janar, me rezultat 2-1. Levantes i kishin mjaftuar katër minuta për të kaluar në epërsi, ndërsa e dyfishoi rezultatin përmes golit të Borja Mayoralit në minutën e 18-të. Pak para se të përfundonte ndeshja, Philippe Coutinho kishte shënuar nga 11-metërshi për ta ngushtuar rezultatin.

Mirëpo, Barcelona e siguroi kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës së Mbretit, pasi e fitoi ndeshjen kthyese me rezultat 3-0. Levante u eliminua pasi që rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 4-2. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...