Marc Ter Stegen ka bërë një gjest të madh ndaj portierit Javi Varas
Portieri i Barcelonës, Marc Ter Stegen ka treguar se është një person i madh, përveç që një portier shumë i mirë.
Ai pas ndeshjes ndaj Las Palmas, të cilën skuadra e tij e fitoi 5:0, ka ngushëlluar portierin kundërshtar, Javi Varas.
“I lumtur për fitoren e sotme. Portierët gjithnjë gjykohen për numrin e golave që marrin në çdo ndeshje, por edhe nëse shënuam 5 gola, Javi Varas ka bërë pritje të jashtëzakonshme dhe kishte një ndeshje të mirë”, ka shkruar ter Stegen në Instagram. /Express/



