​Giggs i tregon Mourinhos se sa lojtarë duhet t’i transferojë (Foto)

PUBLIKUAR

Ryan Giggs ka porositur Jose Mourinhon që të transferojë katër ose pesë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës

Manchester United po e përfundon edhe një tjetër edicion jo të mirë, ku është jashtë garës për top katërshen e Premierligës.

Sezoni i kësaj skuadre mund të shpëtojë vetëm nëse në finale të Europa League mposhtin Ajaxin, pasi kështu do të siguronin fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për të kthyer skuadrën sërish në nivele të larta, legjenda e Unitedit, Ryan Giggs beson se duhet transferuar edhe katër ose pesë futbollistë.

“Mourinho duhet të zëvendësojë MIchael Carrick dhe Ibrahimovicin, i cili do të mungojë për një vit”, tha fillimisht Giggs për The Express.

“Po ashtu nuk e di se çfarë do të ndodhë me Wayne Rooneyn. Mendoj se Unitedit i duhen edhe katër ose pesë futbollistë të rinj”.

Kujtojmë se tashmë Unitedi ka siguruar transferimin e parë, pasi ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...