​Gattuso: Higuain duhet të kërkojë falje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Trajneri italian i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se sulmuesi argjentinas i skuadrës, Gonzalo Higuain, është duke ndierë shumë presion mbi vete, por thotë se ai duhet të kërkojë falje për sjelljen që bëri pasi u ndëshkua me karton të kuq kundër Juventusit.

Në derbin e mbrëmshëm mes Milanit dhe Juventusit, të cilin e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultat 0-2, Higuaini e humbi një penallti si dhe u ndëshkua me karton të kuq afër fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi u transferua në Milan nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës në formë huazimi. Milani e ka opsionin e mundësisë së blerjes së sulmuesit gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme për 36 milionë euro.

“Në këtë moment, ai po ndien shumë presion mbi vete, fjalët e mia në konferencën për shtyp para ndeshjes nuk ishin të rastësishme. Tani, ai po e ndien në peshë të madhe mbi vete dhe kjo gjë është e dukshme. Ai duhet të qëndrojë i qetë, të kërkojë falje dhe t’i marrë përgjegjësitë e veta”, ka thënë Gattuso.

“Ai duhet t’i lë anash emocionet e tij, sepse është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës sonë dhe ai duhet ta bëjë dallimin. Ai duhet të qëndrojë i qetë”.

Pasi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj lojtarit të Juventusit, Higuaini iu ankua gjyqtarit, i cili e ndëshkoi me një karton tjetër të verdhë. Pasi e mori kartonin e kuq, Higuain u zemërua dhe filloi të bërtasë dhe qajë, përkundër përpjekjeve të lojtarëve të Milanit dhe Juventusit për ta qetësuar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...