​Formacioni më i mirë me lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit

PUBLIKUAR

Liderja e La Ligës, Barcelona, do ta presë rivalin e vjetër, Real Madridin, sonte në orën 21:00, në Camp Nou, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra katalonase ka triumfuar në këtë garë për katër sezonet e fundit radhazi dhe ka dështuar të kualifikohet në finale vetëm një herë në tetë vjetët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi do të kërkojë hakmarrje pas disfatës me rezultat 5:1 që pësoi ndaj “Blaugranëve” në tetor të vitit të kaluar, në La Liga. Kjo disfatë përfundoi me shkarkimin e Julen Lopeteguit nga pozita e trajnerit.

Që të dy skuadrat vuajnë nga lëndimet për këtë ndeshje, mirëpo beteja mes tyre prapëseprapë pritet të jetë emocionuese për shkak të talentit që posedojnë në skuadër të dy klubet.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka zgjedhur formacionin me 11 lojtarët më të mirë të Real Madridit dhe Barcelonës, ku marrin pjesë katër lojtarë të “Los Blancos” dhe shtatë të katalonasve.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...