​Festa e çmendur e tifozëve të Napolit pas fitores kundër Juventusit

PUBLIKUAR

Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes liderit e vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit në “Allianz Stadium”.

Napoli e ka mposhtur 1-0 Juventusin në “Allianz Stadium” me golin e mbrojtësit, Kalidou Koulibaly, në minutën e 90’ – për ta rihapur seriozisht garën për titull, shkruan Gazeta Express.

Diferenca mes Juves e Napolit tani është vetëm një pikë, 84 me 85 – kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Natyrisht, kësaj fitore të madhe, nuk kishin se si të mos i gëzohen tifozët napolitan, që e din se janë më afër titullit se kurrë më parë, gjithmonë duke shpresuar në një rrëshqitje të Zonjës së Vjetër.

Kalendari nuk e favorizon aspak ekipin e Allegrit që nga katër ndeshjet e mbetura, dy prej tyre do t’i zhvillojë kundër Interit e Romës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...