​Ferguson i shpreh ndjenjat për gjendjen aktuale në Manchester United

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është i shqetësuar me situatën aktuale brenda klubit. Gjithashtu, problemet e fundit me mesfushorin francez, Paul Pogban, nuk e kanë habitur aspak skocezin.

Manchester Unitedi ndodhet në pozitën e dhjetë në tabelën e Premierligës, gjithsej nëntë pikë pas Chelseat dhe Liverpoolit. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, ata e kanë barazuar një, ndërsa i kanë humbur tri, transmeton Gazeta Express.

Fergusoni ishte rikthyer në Old Trafford për ndeshjen kundër Wolvesit për herë të parë që nga muaji maj, pas operacionit që pati për shkak të gjakderdhjes në tru. Para ndeshjes, ai kishte kërkuar nga ish-klubi i tij fitore, gjë që nuk kishte ndodhur.

Media angleze Mirror raporton se Fergusoni është mjaft i shqetësuar me gjendjen aktuale të klubin, si dhe në bisedë me disa shokë të tij, skocezi e ka cilësuar situatën në klubin si një cirk për shkak të gjithë publicitetit negativ.

Kohët e fundit, problemit të rezultateve i është shtuar edhe problemi mes Pogbas dhe trajnerit Mourinhos. Të mërkurën e javës së kaluar, Sky Sports News e kishte publikuar një video nga seanca stërvitore në Carrington, ku shiheshin Pogba dhe Mourinho duke u fjalosur.

Një ditë më parë ishte raportuar se Mourinho i kishte thënë Pogbas se kurrë më nuk do ta mbante shiritin e kapitenit për Manchester Unitedit, pas kritikave që ia kishte bërë taktikave të portugezit publikisht. Pogba kishte thënë se ata duhet të sulmonin më shumë.

Por, ky problem nuk e kishte habitur aspak Fergusonin, i cili beson se rikthimi i Pogbas në Manchester United për 105 milionë euro ishte një recetë për probleme dhe dështim. Skocezi kishte qenë trajner i Manchester Unitedit kur e kishte lejuar transferimin e Pogbas në Juventus pa paguar asnjë shumë parash. Problemi me Pogban, sipas Fergusonit, kishte qenë për shkak të agjentit të tij, Mino Raiolas. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...