Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Great insiston se Karim Benzema e ka derën e hapur në Kombëtare
Ai ka thënë se ylli i Real Madridit nuk është i suspenduar dhe vendimi për të mos u ftuar në Kombëtare është i trajnerit Didier Deschamps.
Benzema është jashtë Kombëtares që nga viti 2015, pas një akuze për shantazh ndaj bashkëlojtarit të tij të Franca, Mathieu Valbuena.
Ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata, por nuk është ftuar nga tetori i vitit 2015, ku humbi edhe Euro 2016.
“Descahmps ka krijuar një skuadër të mirë me lojtarë të rinj. Benzema nuk është i sanksionuar, ai mund të ftohet nga trajneri”, tha Le Great për RMC.
“Unë e kam takuar disa herë Benzeman në shtëpinë time që kur Deschamps vendosi të mos e ftonte”.
Benzema pavarësisht atyre që kanë ndodhur, vazhdimisht ka thënë se gjithmonë është i gatshëm për t’u kthyer në Kombëtare. /Express/



