Mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas, është gjithnjë e më afër transferimit të gjiganti francez, Monaco, sipas burimeve të uebsajtit ndërkombëtar të futbollit, Goal.com.
31-vjeçari është duke hyrë në gjashtëmujorin e tij të fundit të kontratës me Chelsean dhe është i gatshëm të transferohet diku pasi që ai nuk është aktivizuar mjaftueshëm në lojë nga trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse Fabregasi e kërkon me ngulm largimin nga Stamford Bridge në mënyrë që ta luajë një rol më të madh në ndonjë klub tjetër, Sarri nuk dëshiron që ta lejojë largimin e spanjollit pasi që insiston se ai mbetet në projektin e tij.
“Do të ishte me të vërtetë një problem për mua pa Cescun. Dua që ai të qëndrojë, nuk e di vendimin përfundimtar as të Cescut e as të klubit, natyrisht. Por, për mua është e rëndësishme që nëse Cesc shkon, unë mendoj se duhet të blejmë një lojtar tjetër”, ka thënë Sarri.
Edhe Milani e ka shprehur interesimin për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll, megjithatë problemet financiare të klubit po ua pamundësojnë kuqezinjve bërjen e një oferte të leverdishme për klubin londinez.
Ndërsa në Monaco, Fabregasi do të punonte me trajnerin Thierry Henry. Këta të dy ishin bashkëlojtarë në Arsenalit gjatë viteve 2003-2007. Fabregasi do të ishte shumë i nevojshëm për skuadrën e Henrys, i cili nuk është duke kaluar edhe aq mirë deri tani në Monaco.
Henry u emërua në pozitën e trajnerit të Monacos në tetor dhe që nga atëherë i ka humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e ligës. Monaco pozicionohet në vendin e 19-të në tabelën e Ligue 1. /Gazeta Express/