​Edhe dy ekipe spanjolle mund të dënohen nga FIFA

PUBLIKUAR

FIFA vazhdon të hetojë skuadrat spanjolle në lidhje me transferimet e futbollistëve të mitur.

Pas dënimeve të Real Madridit dhe Atletico Madridit, që mos të mund të transferojnë futbollistë gjatë dy afateve kalimtare, FIFA, ka nisur të hetojë edhe Villarrealin e Valencian.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, si Villarreali ashtu edhe Valencia kanë shkelur rregulloret për transferimin e futbollistëve të rinj dhe tani rrezikojnë që të kenë fatin e njëjtë me Realin e Atleticon, nëse shpallen fajtore.

Kaosi në të cilin është përfshirë futbollin spanjoll, ka bërë që Federata e Futbollit të Spanjës, të mbajë një mbledhje emergjente, për të diskutuar situatën me klubet e tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...