Jamie Vardy po kalon momente shumë të vështira në Leicester City këtë edicion
Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy edicionin e kaluar ishte më meritori që skuadra e tij e fitoi titullin e Premierligës.
Ai madje theu rekord, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 12 ndeshje radhazi.
Por, këtë edicion po ndodh krejt e kundërta, ku përveç që skuadra e tij është në pjesën e poshtme të tabelës, ai po ka problem me shënimin e golave.
Më saktësisht, Vardy jo vetëm që nuk po shënon, por ai ka shkuar në 697 minuta, apo gati 8 ndeshja pa dërguar asnjë top në drejtim të portës kundërshtare, shkruan Squawka. /Express/


