Një nga gjashtë të mbijetuarit nga rrëzimi i aeroplanit premton se shumë shpejtë do të kthehet për të luajtur për Chepecoensen
Mbrojtësi brazilian, Neto e ka vënë si qëllimin kryesor të jetës së tij që të kthehet në fushën e gjelbër për të luajtur për Chapecoense.
Mbrojtësi 31 vjeçar tashmë është liruar nga spitali dhe fjalët e para të tij ishin se si do të bëjë të pamundurën për të veshur sërish fanellën e skuadrës së tij.
“Kam ardhur këtu sepse duhet të falënderojë ata që luftuan me mua. Kam humbur shokët e mijë, por kam vetëm kujtime të bukura”, tha Neto para gazetarëve.
“Besoj se shumë shpejtë do të jem në gjendje për të luajtur. Do të zbres në fushën e Conda Arena me fanellën e Chapecoenses”. /Express/


