​Di Maria te skuadra e madhe italiane

PUBLIKUAR

Angle Di Maria mund të largohet nga PSG pas vetëm dy edicioneve të kaluara në Francë

Drejtuesit e rinj të Interit kanë nisur bisedimet me skuadrën e PSG’së për mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria.

Lojtari këtë edicion ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit të parë, por një ofertë e majme e Interit mund të detyrojë PSG’në që ta shes, e cila po e kërkon Mesut Ozilin.

Sipas Calciomercatoweb, Suning po përgatit goditjen e madhe të kësaj vere në futbollin italian, me Di Marian si lojtarin kryesor.

Inter tashmë ka nisur bisedimet me PSG’në dhe agjentin e lojtarit dhe ato janë në një fazë shumë të avancuar.

Në rast të transferimit në Inter, atëherë kjo do të ishte skuadra e pestë në shtatë vitet e fundit, pas Benficas, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe PSG’së. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...