Gerard Deulofeu ka vendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm
Anësori spanjoll, Gerard Deulofeu nuk dëshiron që të kthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere, pasi synon Kupën e Botës.
Deulofeu është lojtar i Evertonit, por Barcelona mund ta kthejë në skuadër për 12 milionë euro, dëshirë kjo edhe e trajnerit të ri Ernesto Valverde.
Por, vet lojtarë nuk dëshiron të kthehet, pasi beson se në Barcelonë do të kishte shumë pak minuta për të luajtur dhe kështu do të rrezikonte pjesëmarrjen në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Sipas Mundo Deportivo, fjalën kryesore do ta thotë vet lojtari, i cili për momentin dëshiron të jetë në një skuadër ku mund të luaj.
Për lojtarin interesim ka shprehur Milan, tek e cila skuadër luajti gjashtë muajt e fundit. /Express/



