Lahi Brahjmaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së si duket është i dhënë pas bujqësisë, pasi që në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ai ka vetë deklaruar se ka në pronësi 3 traktorë vlera e të cilëve sipas tij është 72 mijë e 800 euro, raporton zëri.info.
Po ashtu deputeti Brahimaj në formularët e AKK-së ka deklaruar se ka në pronësi edhe një veturë 20 në vlerë prej 20 mijë euro, orë dore 5 mijë euro, vegla pune 10 mijë euro si dhe një bager në vlere prej 12 mijë euro, raporton zëri.info.
Deputeti Brahimaj po ashtu në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka vetë deklaruar se ka në pronësi edhe 2 shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, tokë bujqësore 100 mijë euro si dhe truall në vlerë prej 30 mijë euro, raporton zëri.info.



