​Dembele nuk stërvitet me skuadrën e Barcelonës

PUBLIKUAR

Pasi mungoi në seancën stërvitore të së enjtes, Ousmane Dembele nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës të Barcelonës, kundër Valencias, në kuadër të La Ligës.

Trajneri Ernesto Valverde kishte lënë të kuptohet edhe më herët se ka shumë pak gjasa që francezi të luajë në këtë ndeshje. Mungesa e tij u konfirmua kur Dembele nuk ushtroi dje me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Ai e lëndoi kyçin e këmbës dhe pësoi edhe një lëndim tjetër gjatë ndeshjes kundër Leganes, para dhjetë ditëve. Por, ai mund të kishte qenë në dispozicion për këtë ndeshje nëse do ta kishte filluar procesin e shërimit më herët.

Megjithatë, as lojtari dhe as trajneri nuk dëshiruan ta përshpejtojnë këtë provës dhe Dembele do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë në stërvitje gjatë javës së ardhshme. Ai mund të marrë pjesë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, për të cilën do të hidhet shorti të premten.

Ndërsa, në anën tjetër, Samuel Umtiti është duke e vazhduar procesin e shërimit të tij, por mori pjesë në stërvitjen e djeshme. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të arrijë të jetë pjesë e ndeshjes kundër Valencias. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...