​Deda për letrën e Trumpit: Kështu ta palon Amerika, LDK ndërroi menjëherë qëndrim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur për letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia ka dërguar homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi, për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës e Serbisë.

“Kjo është vula”, ka thënë Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, duke iu referuar letrës së Trumpit për Thaçin.

“Me këtë letër, asgjë më s’është njëjtë në Kosovë”, është shprehur deputeti.

Kjo letër, sipas Dedës, është udhërrëfyes për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kështu ta palon Amerika”, është shprehur Deda, duke folur më tej për qëndrimin e Uashingtonit, i shprehur në letrën e Trumpit.

Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj për dialogun menjëherë pas letrës së Trumpit.

Ka thënë se deklarata e sotme e LDK’së, për mbështetjen e dialogut, pa përfshirje në ekip negociator, përbën ndryshim të qëndrimit të deritashëm të partisë së Isa Mustafës.

Deda ka deklaruar po ashtu se letra e Trumpit e ka lënë në heshtje një tjetër parti opozitare – Lëvizjen Vetëvendosje. /Express/ 

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...