​De Sciglio tradhton Milanin, nënshkruan me skuadrën e madhe italiane (Foto)

PUBLIKUAR

Mattia De Sciglio ka arritur marrëveshje me kampionin e ri të Italisë, Juventus

Mbrojtësi italian, Mattia De Sciglio ka vendosur të largohet nga Milan për të kaluar te rivali më i madh Juventus.

Sipas Premium Sport, De Sciglio dhe Juventus kanë arritur marrëveshje, por tashmë duhet të arrihet marrëveshja edhe me Mialnin.

Ende nuk dihet se kur do të fillojnë bisedimet me Milanin, por tashmë është e sigurt se lojtari do të largohet gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi italian ka bërë vetëm 27 paraqitje për Milanin këtë sezon, për shkak të lëndimeve të shpeshta që ka pasur.

De Sciglio është pjesë e skuadrës së parë të Milanit që nga viti 2011, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2018. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...