​De Jongu synon të bëhet si Messi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Frenkie De Jongu do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere, sapo të përfundojë ky sezon. Ai ka bërë të ditur se synim në karrierë e ka të bëhet si Lionel Messi dhe të mos largohet asnjëherë nga Camp Nou.

21-vjeçari , i cili ka qenë duke shkëlqyer për Ajaxin që kur debutoi nga akademia e të rinjve të klubit holandez. Tani ai është duke u bërë gati për debutimin në Camp Nou, për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Një transferim në vlerë prej 75 milionë eurosh u arrit mes dy klubeve gjatë afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, sipas kësaj marrëveshjeje, De Jongu do të duhet të qëndrojë në Ajax deri në fund të këtij sezoni.

Holandezi është i emocionuar për sezonin e tij të ardhshëm, pasi që ai do ta plotësojë ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke i veshur ngjyrat e fanellës së “Blaugranëve”. Ai shpreson se do të arrijë t’i ndjekë hapat e Messit.

“Fillimisht, interesimi kaloi drejt agjentit tim, i cili bisedoi me klubet. Kur interesimi u bë më serioz, në negociata u futa edhe unë. Paris Saint-Germaini ishte opsion i mirë, por Barcelona ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua dhe jam i lumtur me kontratën time pesëvjeçare”, ka thënë De Jong.

“Nëse tregohem i suksesshëm, mundësitë janë që unë të mos largohem kurrë, njëjtë si Messi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...