​De Boer shpërthen kundër Interit, tregon problemin kryesor

PUBLIKUAR

Frank De Boer ka treguar se në Inter askush nuk ka fuqi dhe ky është problemi kryesor

Ish trajneri i Interit, Frank de Boer ka thënë se skuadra italiane ka kinezët pronarë të skuadrës, por kanë një mbikëqyrës që është italian. Ata kanë në letër të gjithë fuqinë, por praktikisht asnjë nuk është i fuqishëm

“Kinezët janë pronarët e skuadrës, por kanë një mbikëqyrës që është italian. Ata kanë në letër të gjithë fuqinë, por praktikisht asnjë nuk është i fuqishëm dhe ky është problemi i vërtetë tek Interi. Është një skuadër që kërkon shumë, por duhet pikë së pari të shikojë se çfarë ka brenda kësaj shoqërie dhe në çfarë mënyre është organizuar”, tha De Boer për gazetën Zigo Sport.

Holandezi shmangu dhe komplotet brenda zikaltrve, si dhe grindjet e brendshme që u përfolën. Ai shpjegoi edhe faktin sesi askush nuk kishte durim për të marrë rezultatet.

“Tek Interi po provoja të luaja me një skemë të ndryshme, një 4-3-3 me tipare sulmuese, me shumë presion, dhe që do t’i paraprija mbrojtjes nga aksionet e kundërshtarëve. Ndonjëherë na eci, si ndaj Juves. Te Napoli u deshën 8 vite për të nxjerrë projektin fitues, por tek Inter prisnin diçka të mirë vetëm pas dy javësh dhe kjo nuk mundet”, tha De Boer. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...