​Coutinho tashmë vlen 50 milionë euro më pak

PUBLIKUAR

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga ylli brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho

E përditshmja katalonase, Mundo Deportivo kishte shkruar dje (e mërkurë), se Liverpool ëshët e gatshme ta shes Philippe Coutinhon gjatë muajit janar.

Skuadra angleze tashmë thuhet se ka njoftuar Barcelonën dhe për shërbimet e brazilianit kërkon 150 milionë euro.

Kjo është një shumë e madhe, por janë 50 milionë më pak se sa Liverpool kishte kërkuar gjatë verës së kaluar, shumë të cilën Barcelona refuzoi ta paguante.

Edhe ky çmim është larg asaj që drejtuesit e skuadrës katalonase mendojnë se vlen Coutinho, pasi gjatë verës kishin ofruar vetëm 80 milionë euro, plus 30 të tjera bonuse.

Në rast se transferohet Coutinho gjatë janarit, atëherë kur edhe Ousmane Dembele kthehet nga lëndimi, atëherë sulmi i Barcelonës do të ishte i frikshëm bashkë me Leo Messi dhe Luis Suarez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...