​‘Costa është mercenar’

PUBLIKUAR

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness e ka quajtur mercenar futbollistin e Juventusit, Douglas Costa

Hoeness insiston se nuk e pëlqente karakterin e Douglas Costas, i cili nuk mund të ishte asnjëherë zëvendësues i Franck Ribery ose Arjen Robben.

“Costa nuk funksionoi sepse ai është një lloj mercenari dhe neve nuk na pëlqente karakteri i tij”, tha Hoeness për Frankenpost.

“Coman është i ri dhe ka shumë talent. Nëse edhe ai nuk funksionon, atëherë do të shikojmë deri sa të gjemë zëvendësuesit e Robben dhe Ribery”.

Costa gjatë kësaj vere u largua nga Bayern Munich për të kaluar në Juventus për 6 milionë euro në huazim, me mundësi blerje verën tjetër. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...