Chelsea dhe Arsenal do të takohen në finale të FA Cup nesër (e shtunë)
Trajneri italian, Antonio Conte ka në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen finale të FA Cup, ku do të luaj ndaj Arsenalit në stadiumin legjandar të Wembleyt.
Ai do të përdor formacionin më të mirë, me të cilin edhe e fitoi titullin e kampionit të Anglisë.
Në portë do të jetë i përhershmi Courtois, ndërsa mbrojtja do ti besohet treshes Azpilicueta, David Luiz dhe Cahill.
Në mesfushë do të luajnë Kante dhe Matic, ndërsa në krahë do të jenë Alonso dhe Victor Moses.
Në sulm do të jetë treshja fantastike, Pedro, Hazard dhe sulmuesi spanjoll Diego Costa. /Express/



