​Çka po ndodh me Barcelonën (Foto)

PUBLIKUAR

Barcelona po kalon momente shumë të vështira, jo vetëm në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve

Fitorja 6:1 ndaj PSG-së ishte menduar që ka kthyer euforinë e Barcelonës dhe kështu do të luftonte për të gjithë titujt e mundshëm.

Por, kjo eufori është ndalur shumë shpejtë, pasi në vetëm tre javë, Barcelona është mposhtur dy herë në La Liga, nga Deportivo La Coruna dhe Malaga.

Po ashtu, Barcelona ka pësuar debakël edhe në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Juventusit.

Sipas Mundo Deportivo, këto paraqitje të luhatshme të skuadrës, kanë bërë që Barcelona të alarmohet, pasi në skuadër po ndodhin disa gjëra jo të mira.

Fillimisht Leo Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën, ndërsa skuadra nuk e di ende se kush do të jetë trajner i ri, pasi Luis Enrique do të largohet në fund të edicionit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...