​Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur në të njëjtën pozitë edhe për mandat tjetër katërvjeçar, si kryesues i organit qeverisës të futbollit evropian.

51-vjeçari slloven, i cili është me profesion është avokat, ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili u mbajt sot në Romë të Italisë, transmeton Gazeta Express.

Ceferini u emërua në këtë pozitë para dy vjetëve e gjysmë, kur ish-presidenti, Michel Platini, u pezullua për shkak të skandaleve me korrupsion.

“Jam i nderuar, unë po e marr këtë punë me më pak dyshime sesa më parë”, tha Ceferin, kur po i falënderonte 55 vendet anëtare të UEFA-s.

“Gjëja më e rrezikshme që mund ta bëjmë është ta ndalim punën dhe ta shijojmë situatën aktuale. Unë dua që UEFA ta vendosë shpresën dhe solidaritetin në zemrën e strategjive tona”.

Roma ishte nikoqire për Kongresin e këtij viti të UEFA-s dhe përveç që u zgjodh presidenti, aty u vendosën edhe disa gjëra të tjera. Në agjendë ishin:

  • Raporti vjetor i UEFA-s, 2017/2018
  • Raportet e kryesuesve të komiteteve
  • Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me mandat katër katërvjeçar
  • Zgjedhja e Këshillit të FIFA-s (dy zëvendëspresidentë të FIFA-s me mandat katërvjeçar, një anëtar i zakonshëm me manat katërvjeçar dhe anëtarë të zakonshëm me mandat dyvjeçar)
  • Ratifikimi i një përfaqësuesi të ri të Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe të Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s
  • Ratifikimi i anëtarëve të rinj në Organet e UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë

/Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...