​Casemiro: Solari, i ngjashëm me Zidane

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, e krahasoi qasjen e trajnerit aktual, Santiago Solarit, me atë të ish-trajnerit, Zinedine Zidane.

Solari u emërua në pozitën e trajnerit në ‘Santiago Bernabeu’ në tetor të vitit të kaluar, mirëpo ai është nën shumë presion për shkak të formës dhe rezultate të dobëta gjatë kohës së fundit. Real Madridi i ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Casemiro ndien se argjentinasi mund të krahasohet me Zidane, i cili dha dorëheqje nga pozita e trajnerit në fund të sezonet të kaluar, pasi i fitoi tri tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës brenda vetëm dy sezonesh e gjysmë.

“Do të ishte e padrejtë ta zgjedhësh vetëm një trajner. Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Zidane, Rafa Benitez… secili prej tyre i ka pasur karakteristikat e veta të veçanta”, ka thënë Casemiro për Esporte Interativo.

“Me Zidane… ai kishte marrëdhënie të mira me të gjithë lojtarët, një lidhje si baba-bir. Ai ishte si shok i yni. Solari e bën të njëjtën gjë, ai po tregohet i drejtë me të gjithë”.

Real Madridi do të tentojë ta përmirësojë formën e vet në ndeshjen kundër Ajaxit, në kuadër të 1/8 të Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” vijnë në këtë ndeshje me epërsi 2:1, të cilën e siguruar në ndeshjen e parë.

“Është normale për ekipin që të kesh momente më të këqija. Ne jemi duke u rritur. Tani vjen gjëja më e rëndësishme, Liga e Kampionëve. Kemi kundërshtarë të vështirë dhe jeni të fokusuar t’i fitojmë të gjithë titujt, mirëpo do të jetë e vështirë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...