Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, është shprehur i shqetësuar me formën e skuadrës së tij, sidomos për shkak të gabimeve të mbrojtjes që po rezultojnë me gola dhe humbje të pikëve në La Liga.
Klubi katalonas u tregua i pandalshëm gjatë katër ndeshjeve të para të sezonit të ri të La Ligës. Megjithatë, dy ndeshjet e fundit nuk kanë rezultuar kaq të mira pasi që Barcelona i ka humbur pesë pikë në këto ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Ata fillimisht humbën pikët e para në ndeshjen kundër Gironas, e cila përfundoi me barazim, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leganesit, ata pësuan humbjen e parë të këtij sezoni. Në këto dy ndeshje, Barcelona i pranoi katër gola.
Mesfushori Busquets, në një interviste pas ndeshjes që përfundoi me rezultat 2-1, e shpreh i zhgënjyer me rezultatin dhe me golat e pranuar.
“Gjëja më shqetësuese është numri i golave që po pranojmë. Ne duhet të jemi më të qëndrueshëm. Këto janë detaje që të humbasin pikët dhe në duhet të përmirësohemi”, ka thënë Busquets. /Gazeta Express/


