​Buja: Do të votoj nesër për rrëzimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK’së Shukri Buja thotë se e ka ndarë mendjen ta votojë mocionin e opozitës për shkarkimin e Qeverisë Mustafa, të mërkurën në Kuvend. Ai thotë se pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe kolegët e tjerë te të njëjtit grup parlamentar.

Madje, Shukri Buja, vetë faktin që deputetët tjerë të PDK’së janë ende në dilemë për votën e tyre dhe nuk kanë dalë kundër mocionit, e sheh si arritje dhe pasqyrim i asaj se kjo qeveri duhet të rrezohet.

“Unë kam me votu. Sepse kam qënë që disa muaj me këtë qëndrim, dhe nuk i ndërroj çdo ditë”, tha Buja për Gazeten Express.

“Realisht, derisa kolegët e mi të PDK’së janë në shqyrtim se si të veprojnë, dhe janë në dilema se a ta përkrahin apo jo është arritje mjaft e madhe”, thotë ai.

Sipas tij, Qeveria Mustafa varësisht formës dhe procedurave duhet të largohet nga drejtimi i vendit, shkruan Gazeta Express.

“Kjo qeveri nuk ka arsyeje të vetme demarkacionin pse duhet të ecë, ka edhe arsyeje tjera. Janë shumë procese që janë bllokuar në Kosovë, asosiacioni, ushtria, papunësia, varfërinë, etj”, tha Buja të hënën.

“Ndërsa sesi do të veprohet, mund të shtyhet vetëm për shkak të demarkacionit , jo për diçka tjetër. Kjo si kërkesë e miqëve tanë, SHBA’ve”, vlerëson ai.

Ndryshe, për mocionin e nesërm, kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka thirrur deputetët e partisë dhe këshillin drejtues në dy mbledhje të ndara. Veseli të martën në ora 19:00 do t’i takojë grupin e tij parlamentar, ndërsa të nesërmen në mëngjes, para seancës së Kuvendit të orës 10:00, do të mbledhë Këshillin Drejtues të PDK’së. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...