Joaquin Guzman i njohur si ‘El Chapo’, ka shprehur interesim për të blerë klubin anglez Chelsea.
Vetëm një javë më parë, ‘El Chapo’ u arrestua nga policia meksikane, ndërsa mediumi ‘Sport’ ka zbuluar se ai me miliardat që ka fituar nga shitja e drogës, kishte shprehur interesim që të investonte në futboll.
Gjithnjë sipas ‘Sport’, autoritetet në Meksikë, kanë zbuluar të dhëna se ‘El Chapo’, ishte një kandidat serioz për të blerë Chelsean, por arrestimi i tij e bënë të pamundur një gjë të tillë.
Ndonëse klubi londinez ka një pronar të pasur, Roman Abramovich, ‘El Chapo’ ka dashur që të investonte edhe më shumë sesa rusi. /Telegrafi/


