​Bonucci: E refuzova Real Madridin

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci, pretendon se ai kishte ofertë nga Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo ai e kishte refuzuar këtë ofertë pasi që donte të kthehet në Juventus.

Bonucci ishte transferuar gjatë verës së vitit 2017 në Milan nga Juventusi. Kuqezinjtë ia kishin dhënë menjëherë atij shiritin e kapitenit, por, verën e kaluar, italiani dëshiroi të kthehet përsëri te “Zonja e Vjetër” pasi që nuk ishte i lumtur në Milan, transmeton Gazeta Express.

Italiani e ka pranuar se ai e kishte mundësinë ta përjetonte La Ligën, ku Real Madridi i kishte bërë një ofertë për ta blerë. Por, Bonucci ishte i bindur se dëshironte vetëm të kthehej në Juventus.

“A është e vërtetë që e refuzova Real Madridin? Po, është. Real Madridi më shikoi dhe kjo më bëri të ndihem mjaft shumë krenar, si dhe isha shumë i kënaqur që isha i kërkuar nga ta”, ka zbuluar Bonucci.

“Kjo do të thotë që unë kam punuar mirë gjatë vjetëve të fundit. Megjithatë, thirrja nga Juventusi dhe kthimi në atë që unë e ndiej si shtëpi të zemrës sime bëri që unë të vendosja se Juventusi ishte opsioni më i mirë për mua”.

Bonucci tani do të bëhet gati për ndeshjen kundër rivalit të Real Madridit, Atletico Madridit, pasi që Juventusi do të ndeshet me ta në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, të mërkurën.

Juventusi për herë të fundit e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve në sezonin 1995/96, në finalen e së cilës u ndeshën me Ajaxin. Por, që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...