​Bllokohen me beton hyrjet në sheshe të Prishtinës, pas thirrjes së ISIS

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Thirrja e ISIS’it në shqip për të përgjakur festat e fundvitit ka alarmuar autoritetet kosovare. Policia e Kosovës ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës vendosjen e mbrojtëseve të betonit në hyrje të shesheve kryesore të kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës ka vendosur mbrojtëse të betonit në hyrje të shesheve. Zyrtarë të Komunës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo kërkesë ka ardhur nga Policia e Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Pas përfundimit të festave këto mbrojtëse prej betoni do të largohen dhe gjithçka do të kthehet si më parë.

Megjithatë, disa qytetarë kanë thënë se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe se nuk duhet të ngjallet frikë.

Mbyllja për vetura e hyrjeve të shesheve me mbrojtëse të betonit është bërë edhe në qytete të ndryshme evropiane.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”, ky është kërcënimi që agjencia e lajmeve e ISIS-it në shqip, me afro 400 ndjekës, ka shpërndarë te pasuesit e saj, duke kërkuar përgjakje të festave të fundvitit.

“E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim të cilin Gazeta Express e ka raportuar më 4 dhjetor.

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...