​Befason Solari: Ramosi mund të luajë si sulmues

PUBLIKUAR

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramosi, i shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme të Copa del Rey kundër Gironës. Këto dy gola, sipas trajnerit Santiago Solari, e theksojnë edhe më shumë rolin e spanjollit si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, Solari sugjeroi se qendërmbrojtësi spanjoll mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit për Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës ka arritur t’i shënojë mjaft shumë gola për “Los Blancos”, përkundër që e ka pozitën e qendërmbrojtësit. Në 594 paraqitje për madrilenët, Ramosi i ka shënuar 82 gola. Disa nga golat e tij kanë qenë vendimtare, si ato që i ka shënuar në finalet e Ligës së Kampionëve.

Dy golat e shënuara nga qendërmbrojtësi Ramos, bashkë me dy golat e tjera të shënuara nga Lucas Vazquez dhe Karim Benzema, ia siguruan “Los Blancos” fitoren me rezultat 4-2 dhe tani madrilenët janë një hap më afër gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Megjithatë, përderisa djelmoshat e Solarit e fituan këtë beteje, ende nuk dihet se kush do të jetë fituesi i luftës pasi që skuadra e Gironës do të jetë edhe më e motivuar për ndeshjen kthyese. Në fazën paraprake, Girona e mposhti Atletico Madridin duke i shënuar tri gola dhe pikërisht kaq gola i duhet edhe për ta eliminuar Real Madridi nga Kupa e Mbretit tani.

“Nuk do e përjashtoja mundësinë që ai të luajë si sulmues. Sergio është një luftëtar, një lider. Ai e dëshmon këtë në mbrojtje, por edhe në zonën e kundërshtarit. Për golin e tij të dytë, ai e goditi topin me kokë pikërisht sikur të ishte sulmues”, ka thënë Solari.

“Ai e shënoi penalltinë në stilin Panenka. Është specialist për këtë gjë, e bën në mënyrë të përsosur. Ai nuk i shënon penalltitë vetëm në këtë mënyrë, e bën në shumë mënyra të ndryshme”. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/befason-solari-ramosi-mund-te-luaje-si-sulmues-619635/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...