​Befason James, ja çfarë ka bërë sot (Foto)

PUBLIKUAR

James Rodriguez nuk është stërvitur sot me skuadrën e Real Madridit

Ylli kolumbian, James Rodriguez dje indirekt ka paralajmëruar se do të larohet nga Real Madrid, pasi kur u zëvendësua në minutën e 60’ u ndal për të duartrokitur të gjithë tifozët.

Ai vetëm një ditë pas kësaj, James nuk është stërvitur me skuadrën dhe ende nuk dihen arsyet, pavarësisht se Reali do të luaj këtë të mërkurë në udhëtim me Celta Vigon.

James pavarësisht se luajti mbrëmë nga fillimi ndaj Sevillas, ai ka humbur vendin në skuadrën e parë, pasi Zinedine Zidane para tij preferon Iscon, Asension, Vazquezin.

Kolumbiani thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin dhe gjatë verës do të transferihet në Old Trafford.

Përveç Jamesit, për shkak të lëndimit munguan edhe Bale, Carvaja, Pepe dhe Coentrao. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...