​Bayern e konfirmon largimin e Costas

PUBLIKUAR

Bayern Munich e ka konfirmuar se shumë shpejtë pritet marrëveshja me Juventusin për Douglas Costa

Tashmë nuk ka dyshime se Douglas Costa do të largohet nga Bayern Munich për të kaluar në Juventus.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se shumë shpejtë do të ketë një marrëveshje.

“Ende nuk ka marrëveshje, por bisedimet janë në progres dhe shumë shpejtë mund të arrihet edhe marrëveshja finale”, tha Rummenigge gjatë prezantimit të Corentin Tolisso.

Për shërbimet e Costas skuadra e Juventusit do të paguajë 40 milionë euro plus bonuse. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...