Barcelona ka pasur mundësi që ta transferojë sulmuesin francez, Kylian Mbappe gjatë verës së kaluar
Josep Maria Minguella, i afërt me drejtuesit e Barcelonës ka treguar se si skuadra katalonjase ka pasur mundësi që të nënshkruaj me Kylain Mbappe si zëvendësues të Neymar.
Ai tha se Barcelona e ka pasur në dorë Mbappen, i cili do t’u kushtonte 120 milionë euro plus 30 të tjera bonuse, por ata zgjodhën Ousmane Dembele.
“E kisha Mbappen në duar kur e mora vesh se Neymar po largohet. Ai do të kushtonte 120 milionë euro plus 30 të tjera bonuse”, tha Minguella për Tiempo de Juego de la Cadena Cope.
“Mabppe nuk dëshironte të shkonte në Real Madrid ose PSG, ai e dëshironte vetëm Barcelonën, por drejtuesit e klubit vendosen për Dembele”. /Express/



