​Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Mascheranos

PUBLIKUAR

Javier Mascherano do të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga skuadra e Barcelonës

Qendërmbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano më në fund ka arritur të bind drejtuesit e Barcelonës për t’u larguar nga Camp Nou.

Lojtari ishte zgjedhja e katërt e trajnerit dhe nuk dëshironte të qëndronte me gjatë në bankën rezervë.

Sipas Goal.com, Barcelona dhe Habei China Fortune kanë arritur marrëveshje për transferimin e argjentinasit për 5.7 milionë euro.

Lojtari në anën tjetër do të përfitojë nga 7 milionë euro në sezon dhe shok skuadrës do të ketë Ezequiel Lavezzin dhe Gervinhon.

Mascherano në Barcelonë ishte transferua në verën e vitit 2010 nga Liverpool. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...