​Barcelona afër transferimit të qendërmbrojtësit brazilian

PUBLIKUAR

Barcelona është duke i kompletuar edhe detajet e fundit për ta siguruar transferimin e qendërmbrojtësit brazilian, Vitaos, i cili pritet t’i bashkohet katalonasve nga Palmeiras.

Edhe futbollisti dhe përfaqësuesi i tij janë për momentin në Barcelonë për ta finalizuar marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit në klubin katalonas, transmeton Gazeta Express.

Me këtë transferim, Barcelona ka dëshmuar edhe një herë se është duke e planifikuar të ardhmen e klubit, duke blerë lojtarë të talentuar e të rinj në moshë, të cilët mund t’i zëvendësojnë së shpejti veteranët e klubit.

Vitao, 186 centimetra i gjatë, do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën ose me qëllimin për t’iu bashkuar menjëherë ekipit B të klubit katalonas ose do të huazohet në një klub tjetër për të fituar më shumë përvojë në ekip të parë.

Për momentin, ai nuk të luajë për ekipin e parë të Barcelona, pasi që trajneri Ernesto Valverde ka mjaftueshëm lojtarë për këtë pozitë.

Mbrojtësi i ri, i cili është pjesë i ekipit kombëtar U-20 të Brazilit, preferon të luajë si qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit defanziv.

Andre Curry, njëri ndër skautët kryesorë të Barcelonës në Brazil, është faktori kryesor në arritjen e marrëveshjes për transferimin e të riut në skuadrën e kampionit në fuqi të La Ligës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...