Anësori uellsian është i gatshëm të mbetet pjesë e Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm.
Gareth Bale do të qëndrojë në Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm kryesisht për shkak se klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij nuk mund ta përballojnë blerjen e tij, sipas Daily Express.
Për ish-yllin e Tottenhamit kanë shfaqur interesim Chelsea, Manchester Unitedi, Liverpooli, Manchester City dhe Bayern Munich në mesin e shumë klubeve evropiane, përcjell Gazeta Express.
Por, çmimi që Reali e kërkon bashkë me kërkesat për pagë të Bale, janë duke i larguar klubet e interesuara, prandaj uellsiani është i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në skuadrën e Zinedine Zidane. /Express/


