​Atletico do të denoncojë Barcelonën në FIFA

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Atletico Madridit nuk janë aspak të kënaqur me deklaratat e zyrtarëve të Barcelonës për futbollistin e tyre, Antonie Griezmann

Atletico Madrid do të denoncojë Barcelonën në FIFA, për shkak të tentimit të tyre për të biseduar dhe takuar me Antonie Griezmann.

Ata besojnë se Barcelona ka shkelur integritetin e konkurrencës, pasi të dy skuadrat po luftojnë për titullin e La Ligas.

Kjo ankesë vjen si përgjigje e Drejtorit të Barcelonës, Guillermo Amor, i cili tha se mund të ketë pasur tentime për të kontaktuar francezin.

Barcelona për diçka të tillë ishte akuzuar edhe nga skuadra braziliane Santos, pasi katalonasit kishin tentuar transferimin e mesfushorit Lucas Lima. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...