​ATK me aksion te tatimpaguesit borxhlinj, ua merr rreth 820,101 euro

PUBLIKUAR

Administratës Tatimore të Kosovës ka ndërmarrë aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro.

Pjesa tjetër e borxhit parashihet të paguhet përmes kësteve.

Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha procedurave paraprake për mbledhjen e borxhit  dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

ATK bën thirrje se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore.

“ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit” thuhet në njoftimin e ATK-së.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...