​Ancelotti refozoi të drejtë Kombëtaren e njohur në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti insiston se ai nuk dëshiron të drejtë asnjë Kombëtare, pasi dëshira e tij është që të punojë çdo ditë

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka treguar se ka refuzuar të drejtojë Australinë në Kupën e Botës. Ai po ashtu tha se ishte kontaktuar edhe nga Federata Italiane e Futbollit.

Ancelotti është i papunë që kur u shkarkua nga Bayern Munich dhe dëshiron të pres verën e ardhshme, për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.

“Federata Italiane e Futbollit më ka kontaktuar, kam folur me ta. Ju thash se jam i nderuar që shumë njerëz më duan në krye të Kombëtares”, tha Ancelotti për Domenica Sportiva.

“Megjithatë, të drejtojë ndonjë Kombëtare do të ishte si një punë tjetër. Të punosh në Kombëtare është krejt ndryshe nga skuadra, sepse unë ende dua të punojë çdo ditë”, tha Ancelotti në fund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...