​Ancelotti i emocionuar nga ndeshja kundër Milanit

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ndeshja kundër ish-lojtarit të tij, tani trajner i Milanit, Gennaro Gattusos, ishte një natë emocionale për të, si dhe i ka sqaruar taktikat e përdorura për përmbysjen e rezultatit.

Ndeshja e mbrëmshme ishte ndeshja e parë e Ancelottit kundër Milanit në 17 vitet e fundit dhe u ndesh kundër ish-lojtarit të tij, Gattusos. Megjithatë, Ancelotti doli të jetë më i mirë pasi që skuadra e tij e përmbysi rezultat nga 2-0 në 3-2 dhe arriti të sigurojë fitore, transmeton Gazeta Express.

“Milani luajtën një ndeshje të mrekullueshme, por pasi që ishim duke humbur me rezultat 2-0, ne treguam dëshirë të madhe të mos humbasim, të vazhdojmë të besojmë në mundësitë tona dhe të luftojnë për një rezultat më të mirë”,  ka thënë Ancelotti.

“Kam kujtime të mira me të gjithë ish-lojtarët e mi, por me Gattuson është diçka e veçantë. Është një mbrëmje e mrekullueshme, një mbrëmje plot emocione për mua. Jemi me fat që e kemi përjetuar dhe unë as nuk u desh të paguaja biletë”.

“Skuadra ime e dinë formacionin 4-3-3 shumë mirë, por ne mundë të luajmë edhe me formacion 4-2-3-1. Ne nuk po vendosnim mjaftueshëm presion në Lucas Biglian dhe pastaj unë u desh të ndryshoja diçka në mesfushë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...