​Allegri i komenton transferimet e treshes Higuain-Bonucci-Caldara, e fajëson tregun

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka sqaruar se situata e tregut gjatë afatit kalimtar e ka detyruar klubin ta këmbejë Mattia Caldaran për Leonardo Bonuccin dhe ta transferojë Gonzalo Higuainin si huazim në Milan.

Pas fitores kundër MLS All Stars sot në mëngjes, Allegri i ka sqaruar prapaskenat e transferimit të treshes Higuain-Caldara-Bonucci. Ai ka falënderuar Higuainin për shërbimet që i ka falur Juventusit gjatë viteve paraprake dhe e ka quajtur Caldaran si një nga tre mbrojtësit më të mirë të rinj në Itali, transmeton Gazeta Express.

“Leonardo Bonucci na kthehet neve përsëri vetëm pas një viti. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe nukka ndryshuar asgjë brenda gjashtë muajve të fundit”, ka thënë Allegri.

“Higuaini na ka dhënë gjithçka gjatë dy viteve që ka qenë me ne, e për këtë arsye une dua ta falënderoj. Milani me të vërtetë ka blerë një sulmues të mrekullueshëm”.

“Caldara është një lojtar i ri, i cili së bashku me Ruganin dhe Romagnolin, është një nga tre mbrojtësit e ri më të mirë që kemi në Itali. Mua më vjen keq për largimin e tij por tregu na detyroi ta bëjmë një gjë të tillë”.

Higuaini do t’i bashkohet Milanit si huazim për 18 milionë euro, me mundësinë e blerjes për 36 milionë euro verën e ardhshme. Ndërsa, Bonucci dhe Caldara do të shkëmbehen kokë më kokë, pasi që të dy vlerësohen 40 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...