​Ajti largohet nga Torino, kalon te skuadra tjetër e Serie A

PUBLIKUAR

Së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka dalë një tjetër skuadër dhe bëhet fjalë pikërisht për Palermon.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar “Calciomercato.com”, e cila i referohet burimeve të “Tuttosport”, trajneri i skuadrës Granata, Sinisa Mihajlovic dëshiron të marrë te Torino, Edoardo Goldanigën, mbrojtësin 23­vjeçar të Palermos.

Për të bindur drejtuesit e klubit sicilian të lënë të lirë lojtarin, drejtuesit e Torinos pritet t’i ofrojnë Maurizzio Zamparinit, para, plus kartonin e Arlind Ajetit.

Te ekipi sicilian mbrojtësi shqiptar do ta kishte të sigurt vendin në formacionin titullar dhe duke parë problemet e shumta që po has Palermo në mbrojtje gjatë kësaj periudhe, Ajeti do t’i jepte më shumë siguri prapavijës së skuadrës që drejtohet nga Eugenio Corini. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...