​Ahmeti: Nuk do të ndalemi deri në bërjen e qytetit

PUBLIKUAR

1525054_10152465918167166_1721270335_n

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili të shtunën ka testuar sistemin e alarmimit publik në rast të fatkeqësive natyrore, ka reaguar ndaj atyre të cilët kanë thënë se alarmi nuk është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Ai ka theksuar se është një arsye pse testohen alarmet, pikërisht për të përmirësuar atë.

Paska njerëz të gëzuar që alarmi nuk qenka dëgjuar në gjithë qytetin, për të ju gëzuar çfarëdo lajmi të keq që po e kërkojnë në komunën e Prishtinës.

Të tilla lajme nuk do të gjejnë. Ka arsye pse testohen alarmet, pikërisht për të përmirësuar atë, posaqerisht ne qytetin ku nuk ka funksionuar qe 15 vite.

Por pyetja ime është se a do të gëzoheshin këta njerëz në rast fatkeqësie?

Nuk do të ndalemi deri në bërjen e qytetit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të...

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Tre të mitur dyshohet se kanë hyrë në një lokal në Prishtinë dhe kanë...

Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që ndodhi të premten...